Shtatë të vdekur dhe numër rekord rastesh të reja pozitive me COVID-19

5 Nëntor 2020 | 15:03

Shtatë persona të vdekur dhe 421 raste të reja pozitive me COVID-19 janë shënuar janë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Viktimat janë një 58 vjeçare, një 59 vjeçar, një 63 vjeçar, një 78 vjeçar nga Tirana, një 67 vjeçar nga Lushnja, një 70 vjeçar nga Durrësi një 76 vjeçar nga Skrapari, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjatë ditë së fundit janë kryer 1 744 teste duke shënuar një rekord sa i takon rasteve, pasi 421 persona kanë rezultuar të infektuar.

Bashkë me rastet e fundit, aktualisht në vendin tonë ka mbi 10 400 persona të prekur nga virusi.

Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë numërohen 543 viktima.

Sa i takon personave të shtruar në spitalet covid, aktualisht gjenden 346 pacientë prej të cilëve 10 në terapi intensive dhe katër në intubim.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë,

15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër,

11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë,

8 raste në Gramsh dhe Pukë, 7 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Mallakastër,

6 raste në Kolonjë, Sarandë, Lushnje,

4 raste në Mirditë, 3 raste në Tepelenë, Lezhë,

2 raste në Peqin, 1 rast në Krujë dhe Has.

COVID-19 – Statistika (5 Nëntor 2020)

Testime totale                  133,291

Raste pozitive                       22,721

Raste të shëruara                11,696

Raste Aktive                           10,482

Humbje jete                               543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  5299

Durrës                  913

Fier                        806

Korçë                    664

Shkodër                594

Lezhë                    456

Elbasan                 482

Vlorë                     441

Berat                     318

Kukës                     235

Gjirokastër            172

Dibër                      102

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026