Shtatë të vdekur me Covid-19 në Kosovë
Shtatë qytetarë të prekur me Covid-19 kanë humbur jetën në Kosovë, ndërsa rastet e infektimeve vijojnë të mbeten të lartë.
Sipas të dhënave që bën publike IKSHPK-ja, në orët e fundit janë kryer 4487 teste të dyshuara, ndërsa 684 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.
Që nga fillimi i pandemisë kanë ndërruar jetë 1967 persona, kurse numri i të shëruarve ka shkuar mbi 80 mijë.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 217 raste, Pejë 52 raste, Gjakovë 46 raste, Mitrovicë 44 raste, Gjilan 43 raste, Podujevë 38 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Prizren 28 raste, Vushtrri 26 raste, Ferizaj 22 raste, Obiliq 18 raste, Viti 17 raste, Deçan 16 raste, Rahovec 12 raste, Drenas 11 raste, Istog 9 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 7 raste, Lipjan 6 raste, Kaçanik 5 raste, Suharekë 5 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Dragash 2 raste, Kllokot 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat: Graçanicë, Junik, Shtime dhe Istog.
Prej pak ditësh në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese, të cilat synojnë uljen e kurbës së infektimeve. Problemi tjetër me të cilin po përballet Kosova është mungesa e vaksinave.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta