Shtatë të vdekur në Kosovë nga Covid-19

30 Dhjetor 2020 | 14:22

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën shtatë qytetarë, ndërsa nga 1181 teste të kryera, 234 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Përkundër rasteve të reja, në orët e fundit janë shëruar edhe 564 pacientë, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 40 987.

Lajmi bëhet publik nga ana e Institut Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili shton se deri tani për shkak të coronavirus kanë humbur jetën 1332.

“Numri total i rasteve pozitive është 51.144 raste nga 182.329 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.332 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.825”, njofton IKSHPK.

 

Rastet pozitive në Kosovë:

Prishtinë 88 raste, Gjakovë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 13 raste, Lipjan 11 raste, Ferizaj 10 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Skenderaj 7 raste, Prizren 6 raste, Vushtrri 6 raste, Istog 4 raste, Klinë 4 raste, Rahovec 4 raste, Malishevë 3 raste, Suharekë 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe nga një rast komunat Deçan, Drenas, Junik 1 dhe Obiliq.

Ministria e Shëndetësisë kërkon nga ana e qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, të ruajnë distancën dhe të kryejnë testin nëse shfaqin shenja të ngjashme me Covid-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026