Shtatëmbëdhjetë të vdekur dhe 705 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

2 Dhjetor 2020 | 15:23

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 705 raste të reja me COVID-19 në 2186 teste të kryera. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 17 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

386 raste në Tiranë, 43 raste në Gjirokastër, 28 raste në Korçë, 27 raste në Vlorë,

24 raste në Fier, 23 raste në Krujë, 21 raste në Shkodër, 20 raste në Berat,

18 raste në Librazhd, 16 raste në Elbasan, 14 raste në Lushnje,

10 raste në Kuçovë, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Kolonjë, 6 raste në Durrës, 

5 raste në Devoll, Mirditë, Mat, Përmet, Tepelenë, Peqin, Malësi e Madhe, 4 raste në Mallakastër,

3 raste në Lezhë, Has, Delvinë, Gramsh, 2 raste në Dibër, 1 rast në Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.912 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga COVID-19 17 qytetarë: 5 qytetarë nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku.

COVID-19 – Statistika (02 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore                             705

Të shëruar ne 24 orë                          528

Të shtruar në spitale                          484

Humbje jete në 24 orë                       17

Testime ditore                                    2.186

Testime totale                                   194.806

Raste pozitive                                   39.719

Raste të shëruara                             19.912

Raste Aktive                                     18.968

Humbje jete                                       839

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026