Shtatori, shifra rekord aksidentesh, eksperti Sulçe: Problem akset dytësore, shoferët agresivë

13 Tetor 2020 | 08:43

Shtatori, shifra rekord aksidentesh, eksperti Sulçe: Problem akset dytësore, shoferët agresivë

Aksidentet rrugore në muajin shtator shënuan një shifër rekord me 626 ngjarje rrugore. Eksperti i aksidenteve, Artur Sulçe thotë për Euronews Albania se këto shifra vijnë për shkak se siguria rrugore nuk është optimale dhe se shoferët kanë një sjellje agresive në rrugë.

9 muajt e parë të vitit 2020 u përmbyllën me një bilanc tragjik sa i takon ngjarjeve rrugore, ku në total janë shënuar 1451 aksidente me 135 viktima. Ndonëse krahasuar me statistikat e një viti më parë ka një rënie të ngjarjeve rrugore, ku në periudhën janar-shtator 2019 u shënuan 1715 aksidente ose 264 më pak, kjo shifër është tepër shqetësuese pasi për gati 3 muaj lëvizja automjeteve në rrugët e vendit ka qenë e kufizuar për shkak të pandemisë së COVID-19.

Referuar të dhënave nga policia rrugore mësohet se vetëm gjatë muajit shtator u shënua një numër rekord aksidentesh, konkretisht 626, ose 10 më shumë se një vit më parë ku humbën jetën 23 qytetarë si dhe u plagosën qindra të tjerë.

Eksperti i aksidenteve rrugore, Artur Sulçe thotë se për të shmangur këto shifra alarmante duhet një bashkëveprim më i ngushtë institucional për të rritur parametrat e sigurisë.

Sipas tij, më problematike situata paraqitet në rrugët dytësore, ku regjistrohen më shumë aksidente ndërsa shtoi se shkak shpesh bëhet dhe sjellja agresive e shoferëve në rrugë.

“Duhet që çdo aksident rrugor të shikohet dhe të nxirret një arsye pse ndodh. Ne konstatojmë që jo gjatë ditës, por dhe në mëngjes herët ka drejtues automjetesh që janë shumë agresivë. Ky agresivitet vjen në pjesën më të madhe për shkak të mungesës së menaxhimit të trafikut. Segmentet kryesore të cilat janë më problematike në vendin tonë, janë ato rrugët interurbane dytësore, të cilat nuk janë rrugë që mund të mbajnë këtë lloj trafiku”, – shprehet eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe.

Për të reduktuar ngjarjet rrugore dhe rritur sigurinë në rrugë policia ka ndërmarrë një sëre masash për parandalimin e aksidenteve çka është reflektuar dhe në shtimin e  numrit të gjobave. Vetëm në muajin që lamë pas u vendosën 56700 masa administrative. Shumica e masave ndëshkuese janë marrë për parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave si dhe përdorim i aparateve celulare gjatë drejtimit të automjetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026