Forcat e sigurisë izolojnë Shtëpinë e Bardhë

24 Maj 2026 | 01:13

Mediat amerikane raportojnë se dy persona janë plagosur me armë zjarri gjatë një përplasjeje me agjentët e Shërbimit Sekret pranë Shtëpisë së Bardhë .

Sipas zyrtarit, efektivët e njësisë së Shërbimit Sekret iu përgjigjën një raportimi për një person që po qëllonte me armë në momentin kur ndodhi incidenti.

Gazetarët e CNN raportuan se dëgjuan dhjetëra të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, çka shkaktoi izolim të menjëhershëm të zonës dhe një reagim të shpejtë nga Shërbimi Sekret Amerikan.

Shërbimi Sekret deklaroi se po heton raportimet për të shtëna në zonën që ndodhet pranë kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.

Anëtarët e trupës së gazetarëve u dërguan me urgjencë në sallën e konferencave të Shtëpisë së Bardhë. Brenda kompleksit, gazetarëve iu kërkua të qëndronin të strehuar, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret bërtisnin “shtrihuni” dhe paralajmëronin për “të shtëna me armë”.

Presidenti Donald Trump ndodhet në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë. CNN ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë, Policinë Metropolitane të Uashingtonit dhe Departamentin e Zjarrfikësve dhe Emergjencave për koment.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, deklaroi në platformën “X” se agjencia “ndodhet në vendngjarje dhe po mbështet Shërbimin Sekret në reagimin ndaj të shtënave pranë territorit të Shtëpisë së Bardhë”.

Ndërkohë, korrespondentja kryesore e ABC News për Shtëpinë e Bardhë, Selina Wang, publikoi një video në “X” ku shihet momenti kur dëgjohen të shtënat dhe ajo strehohet menjëherë.

“Isha duke regjistruar me iPhone një video për rrjetet sociale nga North Lawn i Shtëpisë së Bardhë kur dëgjuam të shtënat. Duket sikur ishin dhjetëra plumba. Na thanë të vraponim drejt sallës së konferencave ku po qëndrojmë tani”, shkroi ajo.

Incidenti vjen më pak se një muaj pas darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku gazetarë dhe zyrtarë të administratës Trump u strehuan pasi u dëgjuan të shtëna.

I dyshuari në atë ngjarje, Cole Tomas Allen, sipas pamjeve të sigurisë, kishte kaluar me vrap një pikë kontrolli sigurie me një armë gjahu në dorë dhe kishte shkëmbyer zjarr me agjentët e Shërbimit Sekret. Ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat për tentativë atentati ndaj Trump dhe akuza të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes

Inspektorët nga agjencia mbikëqyrëse bërthamore e Kombeve të Bashkuara do të vizitojnë centralet bërthamore në Iran. Kështu njoftoi kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike...
09:37 | 24/06/2026

Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh

Katari do të rifillojë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm, LNG brenda disa javësh. Kështu ka njoftuar kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman...
09:32 | 24/06/2026

OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit

Organizata Ndërkombëtare Detare, IMO, e Kombeve të Bashkuara ka filluar evakuimin e më shumë se 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit pas memorandumit...
09:21 | 24/06/2026