Pamje ekskluzive/ Fenomeni i ‘shtëpive të barit’ po aplikohet edhe në Shqipëri

8 Tetor 2021 | 16:39

Ishte marrë me qira për banim por përdorej nga trafikantët e drogës për të kultivuar kanabis. Pas një hetimi disa mujor sektori i anti drogës në policinë e Tiranës zbuloi kanabisin dhe arrestoi 2 persona të cilët e kishin përshtatur banesën në një laborator kultivimi droge.

Në pranga ra edhe një 50 vjeçar i cili ishte punësuar për ruajtjen e këtij ambienti.

Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se kjo mënyrë kultivimi që po përhapet shumë së fundmi në gjithë vendin, është e ngjashme me ‘shtëpitë e barit’ në Britaninë e Madhe apo Spanjë.

Mundësitë e kufizuara për të kultivuar kanabisin në tokë të hapur për shkak të monitorimit ajror po shtyjnë trafikantët të ndjekin një tjetër strategji. Kryesisht banesat e përshtatura në laboratorë kultivimi merren me qira nga trafikantët që më pas i vendosin pajisje speciale si llambat, aspiratorët e fuqishëm apo sistem ujitjes e tharës të bimëve narkotike.

Zbulimi në Astir nuk është i vetmi. Kohët e fundit, janë gjetur shtëpi kanabisi edhe në Durrës e Lushnje. 

Në këto operacione, policia ka arrestuar jo vetëm kultivues por edhe punonjës së operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike pasi nuk kanë kontrolluar linjën dhe matësin e energjisë elektrike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026