Shtëpia e vjetër e librave, qendra kulturore “Berk” feston 1-vjetorin mes projekteve të reja

29 Gusht 2021 | 12:03

Shtëpinë e stërgjyshes së saj të dashur prej qerpiçi dhe tullash, Anna Shkreli e ka kthyer sot në një shtëpi botuese dhe qendër kulturore. “Berk” shtëpia më e re e miqve të librit, mendimit të lirë dhe debatit ka bërë 1 vit, megjithatë kjo shtëpi nuk mbetet kurrë vetëm një alternative sepse ofron më shumë.

Sapo hapim portën që mban numrin 13, të shfaqet menjëherë dhoma e mbushur me rafte të gjatë dhe librat e radhitur aty.

“Një nga gozhdët e mia në zemër ka qenë kjo shtëpi, shtëpia e stërgjyshes sime, që është kontakti im i parë me Shqipërinë. Është bërë për të mos humbur autenticitetit dhe aurën që ajo ka”, tregon Anna Shkreli.

Filozofia e Berkut është ngritur jo vetëm për të botuar, por për të formuar ndërlidhjen me komunitetin, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme kushtuar letrave dhe debateve.

“Unë mendoj se një nga boshllëqet më të mëdha që kemi në kulturë sa i takon industrinë krijuese është mungesa e lidhjes mes komuniteteve të kulturës, lexuesve dhe atyre që e prodhojnë këtë industri”,  shprehet ajo.

Në “Berk” mund të gjesh tituj të rrallë dhe duket se kjo pasuri tenton që lexuesin tonë ta bëjë më eksperimental.

Edhe “Berk” ka një filozofi në përzgjedhjen e librave duke i kushtuar hapësirë të veçantë atyre shqip, dhe shumë shpejt asaj për fëmijë.

Në një shëtitje të vogël, në “Berk” gjejmë edhe objektet e vjetra të shtëpisë së stërgjyshes së Annës, një shtëpi karakteristike kryeqytetase, mes tyre edhe dy vepra origjinale nga arkitekti i mirënjohur Maks Velo. Të gjitha shkrihen bukur mes ngjyrave  aromës së librave. Duket se “Berku” ruan intimitetin që të gjithë kërkojmë teksa endemi për të njohur realitete të reja mes rreshtave.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026