“Shtetësia” ndez politikën në RMV, VMRO-DPMNE dhe LSDM kundër propozimeve të shqiptarëve
Partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM kundërshtojnë Projekt-Ligjin për Shtetësi, të propozuar nga koalicioni opozitar shqiptar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Disa pjesë të ligjit nuk kanë qenë të pranueshme për LSDM-në në pushtet, ndërsa VMRO-DPMNE ka shkuar një hap më tej, duke propozuar mijëra amendamente kundër draftit për shtetësinë. Qëllimi është që përmes numrit të madh të amendamenteve të bllokohet ligji në procedurë parlamentare pafundësisht.
Kryetarët e partive opozitare shqiptare, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, paralajmëruan se tani e tutje do të përgjigjen me të njëjtën monedhë, duke bllokuar çdo ligj në Kuvend.
“Nga ky moment ne paralajmërojmë, çdo ligj që vjen në parlament, pa marrë parasysh me çfarë ka të bëjë, ne do të sillemi njëlloj me mijëra amendamente, derisa nuk hiqen amendamentet që e bllokojnë ligjin që ka të bëjë me të qenurit njeri. Ligjin i cili ka për qëllim që t’u kthejë dinjitetin këtyre njerëzve të nëpërkëmbur për 30 vite”, tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët
Kryetari i Alternativës , Afrim Gashi madje tha se qasja me të cilën refuzohet ligji nga dy partitë maqedonase është tejet anti-shqiptare.
“Sot ne, qoftë nga LSDM-ja, qoftë nga VMRO-ja po e shohim të njëjtin avaz. Nga njëra anë LSDM-ja nuk e pranon të tërin ligjin, ndërsa VMRO-ja me amendamente e bllokon të njëjtin ligj. Kjo ne na tregon se ka një qasje anti-shqiptare dhe tendencioze, duke e trajtuar këtë ligj si ligj që i avancon të drejtat e shqiptarëve”, u shpreh ai.
Propozim Ligji për Shtetësi synon të lehtësojë procedurat për marrjen e shtetësisë për personat që janë lindur e rritur në Maqedoninë e Veriut, por nuk kanë asnjë shtetësi. Sipas analizave të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, bëhet fjalë për mijëra qytetarë pa shtetësi, shumica prej tyre shqiptarë.
Ndërkohë, pas shumë mosmarrëveshjeve mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, kundërshtimi i këtij ligji ishte ndër temat e rralla ku u pajtuan. Sot kryeministri Zaev gjatë një interviste për media maqedonase, i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që t’i bashkohen Qeverisë, siç tha ai, sipas shembullit të dy partive më të mëdha gjermane.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta