Shtetëzimi i bregdetit, Agim Toro: Po instalohet diktatura mbi pronat, siç bëri Enver Hoxha në ’46

2 Korrik 2020 | 14:31

Problematikat e hasura me pronat në bregdet duket se kanë çuar qeverinë që të marrë një masë ekstreme për menaxhimin e tyre duke shtetëzuar të gjithë vijën bregdetare shqiptare që nga Velipoja në Ksamil.

Në konsultim publik është hedhur drafti i cili bën një ndryshim në ligjin për pronat shtetërore ku janë bërë edhe dy ndryshim duke specifikuar ekzaktësisht se bregu i detit është pronë publike e paluajtshme dhe e patjetërsueshme, duke bllokuar të gjitha hipotekimet e pronave që lidhen me vijën bregdetare

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Agim Toro tha për Euronews Albania se nisma e fundit e qeverisë është e hapi i fundit i një veprimi tejet të majtë, gati komunist.

“I ngjashëm me veprimet e Enver Hoxhës në vitin ’46, ku shteti në mënyrë të dhunshme pronësoi për vete të gjitha pronat e bregdetit, pavarësisht të kujt janë. Po vendoset një diktaturë shtetërore mbi pronën që është baza e kapitalizmit. Sot po i merren pronat pronarëve dhe po ju jepen PPPP-ve, ku P-ja e fundit janë të privilegjuarit. Shteti i jep të drejtë vetes që të blerë tokat në bregdet me vlera tallëse”, tha ai.

Sipas z. Toro, konfliktin për pronën në gjithë këto vite e ka krijuar shteti që tani sipas tij po instalon një diktaturë mbi pronat.

“Me dhunë dhe pa shpërblim shteti po vepron sot njësoj si diktatori Hoxha. Një nga këta që kanë prona në bregdet jam edhe unë, që sot jam emigrant për shkak të kërcënimit të shtetit ndaj meje në 2014”, tha z. Toro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026