Shtim të të varfërve, BB: Rritja e çmimeve prek familjet me të ardhura të ulëta

4 Maj 2022 | 11:59

Kriza e çmimeve do të prekë familjet me të ardhura të ulëta dhe do të rrisë varfërinë.

Me këtë parashikim del Banka Botërore në raportin e fundit për Shqipërinë, ku llogarit tkurrje te rritjes ekonomike ne 3.2%.

Familjet shqiptarë shpenzojnë gjysmën e të ardhurave për ushqime dhe energji elektrike. Këto shpenzime po rriten, për shkak të zhvillimeve që ka sjellë lufta Rusi-Ukrainë dhe të parët që po i ndjejnë janë familjet me të ardhura të ulëta. Për Bankën Botërore, sfida që pret Shqipërinë është Manovrimi i Krizave.

Me këto, zhvillime ritmi i rritjes ekonomike do të ngadalësohet në 3.2 për qind në vitin 2022.

Konsumi privat parashikohet të jetë nxitësi kryesor i rritjes së PBB-së. Investimet mund të vijojnë të mbështesin rritjen ekonomike nëse zbatohen reformat për përmirësimin e klimës së biznesit, thotë BB.

Për institucionin, inflacioni do të mbetet i lartë këtë vit, por nuk do të ndalet as në vitin 2023.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026