Shtimi i rasteve me COVID-19, Pëllumb Pipero apel të ri shqiptarëve
Pas çlirimit të masave kufizuese nga qeveria shqiptare janë shtuar menjëherë edhe rastet e qytetarëve të prekur me coronavirus. Autoritetet shtetërore, por edhe përfaqësues të fushës së mjekësisë kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të pandemisë së COVID-19.
Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero u është drejtuar me një video-mesazh qytetarëve, të cilëve u kërkon që të ruajnë vigjilencën, të respektojnë masat higjieno-sanitare, ruajtjen e distancës, elementë këto, që sipas tij janë kryesorët që ndihmojnë në shkëputjen e zinxhirit të infeksionit. Ai thekson se virusi është ende mes nesh dhe çdo qytetar ka detyrën që të ruajë veten dhe të tjerët.
“Tashmë kemi hyrë në një fazë të re të epidemisë, në një fazë ku secili nga ne është i lirë të lëvizë dhe të kryejë aktivitetin normal të jetës, madje edhe aktivitetin ekonomik. Tashmë më shumë se kurrë është e nevojshme të respektojmë disa rregulla elementare, po shumë të rëndësishme për këtë fazë të re të epidemisë në vendin tonë, por edhe të jetës në vendin tonë. Këto rregulla dhe kjo mënyrë e re jetese është thjesht dhe vetëm thjesht më shumë kujdes, të mirëkuptojmë që virusi është ende midis nesh”, thekson Pipero.
Duke u shprehur besimplotë se Shqipëria do të triumfojë përballë kësaj të keqeje, doktor Pipero apelon qytetarët që të përdorin maska në mjediset publike dhe në ato vende, ku grumbullimi masiv nuk mund të shmanget dot.
“Ai ende mund të na infektojë, ai ende mund të na sëmurë madje edhe mund të na kërcënojë më shumë se sa kaq. Ndaj, ju lutem si specialist, si mjek, por edhe si qytetar, më shumë kujdes, ruani distancën fizike, vendosni maskën në mjedise publike, vendosni maskën atje ku nuk mund të ruani distancën. Kujdesuni për higjienën e duarve, së bashku do ia dalim deri në fund të kësaj epidemie”, shtoi ai.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 330 testime, nga të cilat 50 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot kanë humbur jetën 42 qytetarë për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga virusi.
Lexoni gjithashtu:
50 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, humb jetën 69-vjeçari nga Kruja
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta