Shtohen kufizimet, Enri Jahaj: Komiteti i Ekspertëve jep vetëm propozime dhe jo zgjidhje

10 Nëntor 2020 | 06:55

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj foli më tepër rreth kufizimeve të reja që u morën nga Komiteti i Ekspertëve që për z. Jahaj janë thjesht propozime dhe jo zgjidhje.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tregoi se vendimi i ri është komplet i pakuptueshëm teksa solli në vëmendje se si do funksionojnë hotelet apo punonjësit e sigurimit nëpër bare dhe restorante nëse bëhet një mbyllje në orën 22:00.

“Le të themi që kanë marrë një masë deri diku lehtësuese sepse spekulimet ishin që do mbylleshim që në 18:00 kështu që deri diku po bëjmë një kompromis dhe është në rregull por biznesi sot më shumë se kurrë ka nevojë. Ka nevojë për një ndërhyrje dhe një politikë të qartë se ç’do të ndodhë më tej,” – u shpreh Jahaj.

Ai tregoi se me një rënie 30-40% të të ardhurave ditore kjo mbyllje do sjellë humbje të mëdha në një pjesë të konsiderueshme të bizneseve.

Enri Jahaj solli shembullin e restoranteve që përgjithësisht e nisin në orën 20:00 darkën dhe për dy orë siç tha dhe ai ose do përzësh njerëzit ose më mirë ata nuk do të dalin fare.

Pyetur nëse ka pasur komunikime me autoritetet për përmirësimin e situatës përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve tha se komunikimi nuk ka munguar ama ndihmesa është e pamundur.

“Përgjigja ka qenë gjithmonë e tillë, shikoni se ç’po bëjmë për tërmetin, shikoni se ç’po bëjmë për pandeminë kështu që Ka qenë një përgjigje më shumë për të na treguar se qeveria po punon dhe është në koherencë me kohën por është e pamundur një ndihmesë nga ana e qeverisë në këtë sektor,” – tha Jahaj.

Sa i përket masave të marra nga vetë baret apo restorantet për ruajtjen e distancës dhe shmangien e grumbullimeve, Enri Jahaj e la këtë përgjegjësi kryesisht te vetë klientët duke thënë se njerëzit e zgjedhin vetë të ulen ose jo.

 

Lexoni gjithashtu:

Kufizimi i lëvizjeve dhe mbyllja e lokaleve, masa të reja për COVID-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026