Shtohen të infektuarit në Korçë, drejtori i Kujdesit Shëndetësor: Në tubimet elektorale s’janë respektuar masat
Qarku i Korçës është duke u përballur përsëri me një rritje të numrit të infektimeve gjatë ditëve të fundit, madje duke u renditur i dyti në shkallë vendi, në tabelën që Ministra e Shëndetësisë përditëson.
Fluksi i turistëve, të favorizuar edhe nga moti i mirë por edhe tubimet elektorale të partive të ndryshme mendohet se kanë ndikuar në këtë situatë.
Për shifrat e larta të raportuara në qytetin juglindor, drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë, Mikel Llogori u shpreh në Euronews Albania se nuk duhet të ulet vigjilenca dhe duhet të respektohen masat anti-COVID.
“Duke e krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, jemi në kushte shumë të mira. Kjo nuk do të thotë të ulim vigjilencën apo të mos të mbrohemi”, u shpreh zoti Llogori.
Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë theksoi më tej se edhe në tubimet elektorale të zhvilluara në këtë qytet nuk janë respektuar masat anti-COVID.
“Shifrat e dy ditëve të fundit na kanë treguar se kujdesi duhet të jetë akoma i lartë. Faktorët kryesorë janë ulja dhe mos-mbajtja e masave nga ana e qytetarëve dhe lëvizja e turizmit. Ka edhe grumbullime të llojeve të tjera”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta