Shtohen kufizimet në kufi, Mali i Zi prezanton masat e reja për parandalimin e COVID-19
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat bën me dije masat e reja të vendosura nga Mali i Zi për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
MEPJ sqaron se masat e reja kufizuese në kufiri janë njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi.
“Duke filluar nga data 22 dhjetor e deri më 11 janar 2021, shtetasve shqiptarë, ashtu edhe si shtetasve të tjerë të huaj, u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë.
Ndërsa shtetasve shqiptarë u mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend”, sqaron MEPJ.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta