Shtohet tensioni dhe pasiguria në Spanjë para konfirmimit të qeverisë së Pedro Sanchez

7 Janar 2020 | 09:52

Sot do të jetë dita e dytë dhe përfundimtare për konfirmimin e qeverisë së Pedro Sanchez dhe me sa duket kjo ka sjellë pa-siguri brenda Parlamentit.

Pasi humbi votimin e parë ditën e diel, siç ishte parashikuar, për shkak të mungesës së mazhorancës absolute, këtë të martë lideri socialist parashikohet të bëhet president i qeverisë, pasi atij i duhet vetëm një shumicë e thjeshtë.

Por numrat që përkthehen në vota, janë aq të ngushtë sa që një ndryshim i vetëm i mendjes së ndonjë deputeti mund të kthejë rezultatin.

Kjo është arsyeja pse socialistët i kërkuan grupit të tyre të kalonin ditën e festës së Mbretërve Magjikë në Madrid, për të shmangur çdo ngjarje të paparashikuar që do t’i bënte ata të largoheshin nga Parlamenti të Martën. 

Deputetja Aina Vidal, e cila nuk mori pjesë në votimin e parë pasi është e sëmurë me kancer, është detyruar të japë shpjegime në rrjetet sociale dhe ka premtuar se do të votojë ditën e martë. 

Po ashtu edhe “po-ja” e Tomás Guitarte, deputet i Teruelit  do të jetë vendimtare, dhe për këtë arsye ai po kalon një fushatë presionesh:ai ka marrë mijëra letra për të ndryshuar votën e tij, po ashtu në qytetin e tij janë shfaqur piktura që e akuzojnë atë për “tradhtar”, sipas asaj që ai ka denoncuar. Nga ana tjetër blloku i djathtë po ushtron presion deri në momentin e fundit deputetëve që duan të lehtësojnë ngërçin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026