Shtimi i rasteve, Vasili: Pse ndodh ky paradoks vetëm në Shqipëri?
Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili thotë se, situata e COVID-19 në Shqipëri nuk është menaxhuar me kritere shkencore. Sipas tij janë bërë gabime trashanike për shkak se ka udhëhequr politika dhe jo profesionistët e shëndetësisë.
“Sugjerimet e mia nuk kanë pasur të bëjnë me politikën por me angazhimin tin në këtë fushë. Jam përballur me arrogancë. Nuk e kuptoj se si kryeministri mund të më përgjigjet mua kur unë jam një profesionist i kësaj fushe. U bënë gabime trashanike sepse ndoqëm një politikë kufizimesh që nuk kishte asnjë sens profesional dhe logjik. Nuk kishte asnjë model të ngjashëm të bllokimit”, tha z. Vasili.
Sipas zv. kryetarit të LSI-së këtë e dëshmon shumë mirë shtimi i rasteve gjatë dy javëve të fundit. Z. Vasili tha se, situata është ndryshe në krahasim me vende të tjera të Evropës.
“Këta thonë fajin e ka populli. Para dy muaj e ca thoni faleminderit popull. Populli nuk ka gabuar asnjëherë, gabojnë ata që udhëheqin. Janë shumë popuj të përfshirë nga pandemia, të tërë testuan. Tashmë Italia është e hapur dhe nuk ka shtim të rasteve. Pse ndodh ky paradoks në Shqipëri? Më vjen keq që disa profesionistë thonë se meqë u hapëm, raste shtohen. Më vjen turp që e thonë këtë gjë. Përse vendet e tjera nuk kanë shtim të rasteve?”, u shpreh ai.
Sipas z. Vasili nuk ka pasur hetim epidemiologjik të pandemisë dhe kjo ka çuar në dështimin e strategjisë së ndjekur. Ai tha se kjo ka ardhur për shkak se, Komiteti i Ekspertëve drejtohej nga një person jo i fushës ndërsa në përbërje kishte vetëm një epidemiolog
Pas kësaj situatë, z. Vasili shton se, “pandemia po ndiqet nga pas, nuk e ka qeveria më kontrollin e situatës”. Ai kujtoi se, Shqipëria ka kaluar edhe pandemi të tjera dhe në ato raste, kryeministrat nuk kanë ndikuar në menaxhimin e situatës.
“Ka pasur improvizime dhe urdhrat për mbyllje merreshin nga Facebook i kryeministrit. Nuk ka pasur një pandemi të menaxhuar në mënyrë të tillë në Shqipëri në të kaluarën. Deklaratat e kryeministrave kanë qenë minimale. Nuk gjej dot një të dytë që të ketë ndikuar në mënyrë negative”, theksoi ish-ministri i Shëndetësisë.
Për kthimin e QSUT-së në një vatër infektimi, z. Vasili u shpreh se kjo ka ardhur për shkak të mungesës së masave mbrojtëse dhe se të gjithë mjekët duhej të trajtoheshin siç ndodhi me personelin e Spitalit Infektiv.
“Ambienti i QSUT-së duhej të mbytej me mjete mbrojtëse dhe secili personel duhej trajtuar siç trajtoheshin punonjësit e Infektivit. Për t’u hequr hallin qeverisë kemi dëgjuar deri në ide për të prerë çarçafin dhe për ta përdorur si maskë. Për mjekët nevojiteshin masa mbrojtëse dhe stimul financiar. Në buxhet janë 50 milionë euro për koncesionet ndërsa nuk ka asnjë lek për shëndetësinë”, tha z. Vasili duke shtuar se gjithsesi kjo situatë do të kapërcehet.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta