Shtyhet deri më 26 shtator mësimi në Kosovë, certifikatë vaksinimi për studentët
Kosova ka vendosur pezullimin e mësimit deri më 26 shtator për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha gjatë një konference për media, pas mbledhjes së qeverisë, se do të kërkohet certifikata e vaksinimit apo testet edhe në biblioteka, objekte të fakulteteve, konvikte dhe qendra tregtare.
“Ky pezullim vlen edhe dhe private të arsimit universitar. Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucionet parashkollore dhe dy prind të punësuar, njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13-26 shtator 2021. Studentët në mënyrë që t’iu mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë e cekura, dëshminë e vaksinimit, testin PCR apo testi serelogjik”, u shpreh ai.
Vitia tha se ditëve të fundit ka një përmirësim të situatës epidemiologjike me rënie të numrit të të infektuarve, por fatkeqësisht akoma ka një numër të lartë të të vdekurve nga COVID-19.
“Tanimë janë administruar mbi 1 milion doza dhe më së paku një dozë janë vaksinuar mbi 6.80 mijë qytetar të Republikës së Kosovës apo mbi 50 % e qytetarëve që mund ta marrin vaksinën. Ky është një lajm i mirë dhe me këtë ritëm ne do të arrijmë nivele të larta të vaksinimit”, tha ai.
Sipas tij, vaksinimi është i domosdoshëm pasi shumica e personave që po marrin trajtim në spital janë të pavaksinuar.
Qeveria e Kosovës ka miratuar dhe rregullat për kalimin e qytetarëve në kufi, të cilat vlejnë nga data 13 deri në 26 shtator.
Qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të kenë me vete; certifikatën e vaksinimit, testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19, Test i shpejtë antigjen negativ i bërë gjatë 48 orëve të fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta