Shtyhet gjyqi ndaj ish-kryeprokurorit, avokati kërkoi të njihet me provën e re të sjellë nga akuza
Shtyhet seanca paraprake ndaj ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla nëse çështja ndaj tij do të kalojë për gjykim.
Llalla akuzohet nga SPAK për “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se seanca ishte parashikuar të zhvillohej në orën 10:00 vetëm me praninë e avokatit Sokol Hazizaj, por u shty me kërkesën e këtij të fundit për t’u njohur me një provë të re që u soll nga prokuroria ditën e sotme.
“Para disa muajsh gjykata i kishte lënë porosi prokurorisë për të kryente veprime hetimore shtesë dhe prokuroria ka paraqitur një provë të re sa i përket akuzave ndaj Llallës, që nuk bëhet e ditur, ndaj avokati ka kërkuar kohë të njihet me hetimet shtesë të kryera nga prokurori Klodian Braho”, raportoi gazetari i Euronews Albania.
Seanca e radhës ndaj ish-kryeprokurorit u la më 19 nëntor.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta