Shtyhet gjyqi ndaj numrit 2 të OFL, Artan Shkëmbi akuzohet për nxjerrjen e të dhënave sekrete në këmbim të parave

30 Shtator 2020 | 10:19

Zëvendësdrejtori i Operacionit “Forca e Ligjit”, i pezulluar nga detyra, Artan Shkëmbi u paraqit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por seanca ndaj tij u shty. 

Ai akuzohet për nxjerrje të të dhënave sekrete në lidhje me një procedim të nisur nga një agjenci e huaj ligjzbatuese.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tha se seanca ishte shtyrë më kërkesë të vetë ish-drejtorit të OFL, por edhe avokatit të tij mbrojtës me argumentin se ata duhet të njihen me aktet e prokurorisë dhe vendimin e gjykatës që ishte marrë në mungesë dhe z. Shkëmbi nuk ka qenë në dijeni.

Masa a pezullimit nga detyra është marrë të dielën dhe i është komunikuar z. Shkëmbi ditën e hënë nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ardi Veliu. Seanca u vendos të zhvillohet nesër në orën 9 të mëngjesit.

Artan Shkëmbi, i cili deri këtë javë mbante detyrën e drejtorit të departamentit të hetimit në policinë e shtetit, akuzohet për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe korrupsion pasiv,  pasi ka dyshime nga SPAK se nxjerrja e të dhënave është bërë kundrejt pagesës monetare nga persona që kanë komunikuar me zyrtarin e policisë.

 

Lexoni gjithashtu:

Në hetim nga SPAK, zv. drejtori i OFL dyshohet për nxjerrje sekreti

Sëmuret drejtori i OFL-së, Artan Shkëmbi nuk paraqitet në komisionin e vetingut

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026