Shtyhet gjyqi për Beqjan| Ish-ministri irritohet në gjykatë, “shpërthen” ndaj SPAK

26 Korrik 2024 | 10:15

Shtyhet për të disatën herë seanca paraprake për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja dhe personat e tjerë të akuzuar për dosjen e “Sterilizimit”. Shkak u bë mungesa e një prej avokatëve.

Ish-ministri i Shëndetësisë ishte i pranishëm në seancë, ku u shfaq tepër i irrituar duke nisur të kundërshtojë veprime e SPAK. Aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta pretendoi ish-zyrtari nën akuzë për “Shpërdorim detyre”.

Ai kërkoi të bënte një deklaratë për aktet procedurale që lidhen me hetimin tjetër të dosjes SASPAC, teksa reagimi i Beqajt vjen dy ditë pasi në një banesë të pretenduar prej tij të marrë me qira në Vlorë, u ushtruan kontrolle nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Por nga ana tjetër ndërhyri gjykata duke i kujtuar Beqajt se jemi ende në fazën e legjitimimit të palëve dhe do t’i jepet mundësia për t’u shprehur në një moment tjetër.

Seanca ku gjykata do të shprehet nëse dosja kalon për gjykim ose jo, u shty për në datën 12 shtator.

Kujtojmë se SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen për “Sterilizimin” në ngarkim të ish-ministrit së Shëndetësisë.

Beqja akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, ndërsa do të jetë në bankën e të akuzuarve së bashku me ish-zëvendësin, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori kontratën.

Hetimet për koncesionin e sterilizimit janë kryer nga prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi, ndërsa SPAK akuzon për shkelje me vlerë 100 milionë euro.

Prokuroria thotë se në dhënien e koncesionit të akuzuarit nuk kanë respektuar ligjin dhe kanë shpërdorur detyrën. Ndër gjetjet e konstatuara nga SPAK janë edhe procedurat e ndjekura për fituesin por dhe mos realizimi i kushteve të parashikuara në kontratë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026