Shtyhet Grammy Awards, ‘Sundance’ ndryshon formatin për shkak të Omicron
Ndarja e Çmimeve Grammy, event i konsideruar si çmimet Oscar të muzikës, u shty për shkak të rreziqeve të mëdha që sipas organizatorëve vijnë nga varianti Omicron.
Ceremonia ishte planifikuar për më 31 janar në Los Anxheles me spektatorë dhe performime ‘live’ dhe pas anulimit nuk ka një datë për mbajtjen e saj.
Muzikanti i talentuar Jon Batiste udhëheq nominimet për çmimet e këtij viti, duke marrë 11 të tilla për një seri zhanresh, që përfshijnë muzikën R&B, xhaz, atë tipike amerikane dhe atë klasike.
Vendimi u njoftua thuajse në të njëjtën kohë kur Festivali i Filmit Sundance anuloi formatin ‘live’ të tij, që do të niste më 20 janar duke kaluar në një format online.
I themeluar nga Robert Redford në Park City të Jutah, Festivali i Filmit Sundance është kthyer në “Mekën” e filmave të pavarur që vijnë nga e gjithë bota. Në të garojnë 82 filma me metrazh të gjatë të zgjedhur nga mbi 3.700 aplikime.
Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet iraniane
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë