Zbulohen detaje nga planet e 5 grabitësve të vilave luksoze në Tiranë
Gjykata e Tiranës, caktoi masën e sigurisë, arrest me burg për pesë personat e arrestuar si pjesë e një grupi grabitësish.
Fillimisht seanca u shty për 45 minuta dhe shkak për këtë u bë kërkesa e avokatëve mbrojtës për t’u njohur me fashikujt e dosjes.
Gjyqatari Ardian Kalia pranoi kërkesën e mbrojtjes duke i dhëne 45 minuta kohë për t’u njohur me dosjen, ku më pas kur seanca u zhvillua, u morr vendimi për masën e sigurisë arrest me burg.
Tre ditë më parë përfunduan në pranga 5 persona. Ata koordinoheshin mes tyre për vjedhjen e vilave përmes google maps, ku Hektor Qirjazi (i njohur edhe me emrin Dorjan Lamani ) u dërgonte pjesëtarëve të tjerë të grupit Dajvid Dosti, Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj, (të gjithë të arrestuar) vendndodhjen e vilave luksoze që do të grabisnin.
Euronews albania ka siguruar dosjen e plote hetimore ku sipas saj, ky grup personash me precedentë të mëparshëm penale ishte nën vëzhgim nga policia prej 2 muajsh dhe informacioni ishte se do të grabisnin një pikë këmbimi valutor.
Po ashtu dyshimet janë se ky grup po përgatiste edhe vjedhjen e banesës së një zyrtari të lartë ku mendonin se do të gjenin shuma të mëdha parash.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta