Shtyhet për herë të 10-të gjyqi ndaj Arbër Çekajt për trafikun e 613 kilogramëve kokainë
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar shtyu të premten për herë të dhjetë seancën gjyqësore kundër Arbër Çekajt dhe Armand Pezakut, të cilët akuzohen për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë.
Avokati i Armand Pezakut, Ardian Visha, ka kërkuar ndarjen e çështjeve, kërkesë që është rrëzuar nga gjykata.
Arbër Çekaj u arresuta në Dusseldorf të Gjermanisë në mars të vitit 2019. Ai u ekstradua në Shqipëri rreth një vit e gjysmë pasi policia kishte kapur në një kamion të kompanisë së tij “Arbri Garden” 613 kilogramë kokainë.
Droga ishte e fshehur mes një ngarkese me banane që vinte nga Amerika Latine dhe pritej të shkarkohej në Maminas të Durrësit. Kamioni drejtohej nga Pezaku, ndërsa policia arrestoi asokohe edhe menaxherin e kompanisë Doland Lushaj.
Për Çekajn në muajin nëntor prokuroria kërkoi dënim me 14 vite burg.
Lexoni gjitahshtu:
Sasia rekord e kokainës, Arbër Çekaj lihet në burg nga Krimet e Rënda
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta