Shtyhet seanca në KLGJ për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, ILD kërkon shkarkimin e saj

11 Mars 2021 | 07:49

Shtyhet sërish seanca në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit për gjyqtaren Enkelejda Hoxha.

Pritet që seanca e radhës të zhvillohet më 17 mars.

Në seancën e sotme gjyqtarja bëri mbrojtjen përballë akuzave të ngritura nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.

Ndërkohë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani kërkoi që gjyqtarja të shkarkohet nga detyra dhe të nisë një procesim disiplinor ndaj saj.

Metani deklaroi se nga ana e gjyqtares janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjmë me mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal.

Sipas Metanit nga Hoxha nuk janë marrë prova vendimtare për zgjidhjen e çështjes së Hekuran Billës duke cenuar parimin e paanësisë së gjykimit.

Nga ana e magjistrates nuk janë respektuar kriteret ndaluese për përfitim amnistie. Në 5 procese gjyqësore është konstatuar një mungesë thelbësore në arsyetimin e vendimeve gjyqësore”, u shpreh Metani.

Për rastin e Billës, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka proceduar dhe prokurorin Bujar Memia, për të cilin gjithashtu është kërkuar shkarkimi, çështje që do të shqyrtohet më 15 mars.

Disa javë më parë, Gjykata e Apelit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin la në qeli gjyqtaren, Enkelejda Hoxha.

Gjyqtarja u arrestua për korrupsion, pasi ka liruar nga burgu disa persona me të shkuar kriminale.

Bashkë me të në pranga ranë avokati Aldo Tabaku që përfaqësonte të dënuarit dhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026