Shtyhet seanca për Adriatik Llallën, shkak gjendja shëndetësore e gjyqtares
Ka dështuar serish seanca paraprake ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i akuzuar për fshehje pasurie. Shkak për shtyrjen është bërë gjendja shëndetësore e gjykatëses, Irena Hoxha, e cila e kishte të pamundur të merrte pjesë.
Në këto kushte seanca tjetër u caktua në datën 9 korrik. Në seancën paraprake pritet të vendoset nëse dosja kalon për gjykim në themel apo gjykatësi paraprak ia kthen prokurorisë dosjen për plotësim.
Kjo është hera e dytë që Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shtyn seancën paraprake për ish-kryeprokurorin. Ndaj Adriatik Llallës janë ngritur akuzat mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë.
Hetimet ndaj tij nisën nga Prokuroria e Durrësit pasi në vitin 2018, pasi nuk kishte deklaruar një shumë monetare në kufi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta