Shtyhet zhvarrimi i Denis Ruçit në Greqi, babai vazhdon grevën e urisë
Një zhvillim i ri ka ndodhur në çështjen e zhvarrimit të Denis Ruçit, djalit të Panos Rucit, viktimës së tragjedisë së Tempit në Greqi.
Avokatja e familjes, Zoe Konstantopoulou, paraqiti kërkesë zyrtare për shtyrjen e procesit të zhvarrimit, i cili ishte planifikuar të kryhej këtë të premte nga mjeku ligjor. Kërkesa synonte emërimin e një konsulenti teknik për të asistuar në hetim.
Prokuroria pranoi kërkesën dhe vendosi që zhvarrimi të zhvillohet javën e ardhshme.
Ndërkohë, Panos Ruci ndodhet në ditën e 17-të të grevës së urisë, duke kërkuar kryerjen e analizave toksikologjike të plota mbi trupin e djalit të tij për të sqaruar shkaqet e vdekjes.
Sipas njoftimeve të EKAB, ekipet e shpëtimit monitorojnë gjendjen e tij shëndetësore në intervale të rregullta dhe theksojnë nevojën për kontrolle mjekësore, por ai ka refuzuar t’i nënshtrohet analizave, duke e vështirësuar monitorimin dhe gatishmërinë për transport të menjëhershëm në spital në rast nevoje.
Pas kthimit nga hoteli, Panos Ruçi përsëri refuzoi kujdesin mjekësor.
Djali i tij humbi jetën në tragjedinë hekurudhore, babai shqiptar kërkon zhvarosjen e trupit !
Pano Ruçi, babai i Denis Ruçit, 22-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi të Greqisë i cili javë më parë nisi edhe një grevë urie përpara parlamentit grek pic.twitter.com/BsoR8pSzrd
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 1, 2025
Kujtojmë që tragjedia e Tempit ndodhi më 28 shkurt 2023 në Greqi, kur dy trena përplasën për shkak të një gabimi teknik dhe njerëzor në një seksion hekurudhor të ngushtë.
Përplasja shkaktoi vdekjen e 57 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, duke qenë një nga aksidentet hekurudhore më të rënda në historinë e vendit.
Tragjedia tronditi opinionin publik dhe nxiti hetime të thella mbi sigurinë në infrastrukturën hekurudhore dhe menaxhimin e emergjencave.
LEXONI GJITHASHTU:
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
BE-ja ndan 4.4 miliardë dollarë për blerjen e dronëve nga Ukraina
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve
- 14:20 Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
- 14:11 BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 14:08 Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për industrinë detare, Rama: 500 vende pune, rritet në 2.6% buxheti për Mbrojtjen
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)
- 13:52 Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë