Shuhet Kristaq Kristo, “zëri” i filmit televiziv shqiptar
Një nga emrat më të njohur të RTSH Kristaq Kristo është shuar në moshën 71 vjeçare.
Kristo është ndër të parë që nisi punë në studiot e Televizionit Shqiptar në vitin 1972, kur ai sapo kish nisur transmetimet e përditshme.
Fillimisht ai ishte operator zëri në studio, për të kaluar në studiot lëvizëse.
Filmi i tij i parë i Kristos si operator zëri ishte “E fshehta e një nate” në vitin 1978.
Më pas vijnë filmat e tjerë “Koha nuk pret”, (1984), “Shokë të një skuadre” (1984), “Zambakët e bardhë” (1984), “Rikonstruksioni” (1989), nderuar me çmim, “Fletë të bardha” (1990), “Një baba tepër” (2000).
Firmën e Kristaq Kristos e mbajnë edhe në disa dokumentarë të njohur të RTSH mbas viteve 2000, mes tyre “Me biçikletë në Shkodër” (2012) të gazetarit Agron Bala.
Arkiva e filmit të RTSH shënon edhe shumë vepra që si operator zëri kanë Kristaq Kriston.
Permendim serialin e vitit 2008 “Dhimbja e dashurise” dhe me pas “Shtrembet” (2009), “Realitete paralele” (2009), “Mysafiret”, “Vdekja e gjysh Trifonit” (2009), “Pertej kufijve❞ (2009), “Hakmarrja” (2009), “Dy shoket” (2010), “Parate” (2010), “Nje nate me mot te kthjellet” (2010), “Dyer, dyer” (2011), “Bela” (2011), si dhe filmi me seri “Millenium” (2014).
Vepra e fundit të Kristos janë ao me regjisorin e mirenjohur Arian Culiai në filmin telekomedi, “Përrallë moderne” (2018) si mjeshter zeri dhe në filmin “The clown” (2019).
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta