Shumë prej tyre dhanë dorëheqjen ose emigruan jashtë vendit, policët shqiptarë më pak të paguarit në rajon
Punonjësit e policisë në Shqipëri rezultojnë më pak të paguarit krahasuar me pagat e kolegëve në rajon.
Euronews Albania ka bërë një bilanc të pagave për punonjësit e policisë me gradë inspektor ku rezulton se në krahasim me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, Shqipëria renditet e fundit. Një inspektor policie në Shqipëri merr 409 euro si pagë bazë ose 500 mijë lekë, në Maqedoninë e Veriut me 435 euro, në Kosovë paguhet 454 euro, ndërsa në Serbi 600 euro.
Problematika të tjera të policisë në vend janë dhe orët shtesë, dietat, heqja e largësisë nga vendbanimi kur punonjësit punojnë në qytet tjetër, mungesa e transportit etj.
Vetem gjatë vitit 2019, rezulton 260 efektivë policie dhanë dorëheqjen nga radhët e policisë së shtetit, teksa një numër i konsiderueshëm efektivësh kanë emigruar jashtë vendit.
Sindikata e policisë bën të ditur se sot punonjësit e policisë janë me pagat më të ulëta në Europë dhe që prej vitit 2014, pa asnjë rritje, me gjithë shtimin e inflacionit, të taksave, rritjen e çmimit të energjisë, të ujit etj.
Pagesat e munguara, nga mosnxjerria e akteve n/ligjore, në zbatim ligjit të policisë, kanë bërë, që, 60% e punonjësve dhe familjet e tyre të kenë të ardhura për frymë sot, nën minimumin jetik.
Sot mbi 40 deri 50% e punonjësve të policisë janë të pastrehë
Sipas kësaj sindikate, policët nuk kanë pasur asnjë mbështetje gjatë pandemisë. Sot janë, aktualisht mbi 1000 mijë punonjës policie të prekur nga COVID-19 që trajtohen në kushte spitalore e shtëpie dhe mbi 20 që kanë ndërruar jetë.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e Klodian Rashës, nis hetim për të gjithë repartin ”Shqiponja”
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta