Shyhet seanca gjyqësore për ish-efektivin e RENEA-s, vrau Xhuvanin gjatë fushatës
Shtyhet për në datën 16 shtator seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn, ish-efektivi i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pas një përplasje militantësh në Elbasan, gjatë fushatës zgjedhore në 2021.
Seanca, e zhvilluar sot në Gjykatën e Elbasanit me dyer të mbyllura, u shty për shkak të mungesave të shumta dhe të avokatit Demir Çiftja.
Vrasja në Elbasan:
Në muajin korrik Prokuroria e Elbasanit përfundoi hetimet për ngjarjen e 21 prillit 2021 ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Mbi Arbër Paplekajn rëndon akuza e vrasjes, ndërsa Niko Palla, Albert Nushi dhe policët e repartit “Shqiponja” akuzohen për shpërdorim detyre.
Prokurorët e çështjes Ritvan Suka dhe Platin Alicka pushuan akuzat për armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje të punonjësve të policisë, vjedhje me dhunë dhe heqje e paligjshme e lirisë për Arbër Paplekaj.
Për gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj, është pushuar akuza e heqjes së paligjshme të lirisë.
Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, mbeti i vrarë pas një përplasje me armë ku u përfshinë disa persona. Rreth një orë pas përplasjes me armë në polici u dorëzua Arbër Paplekaj, ish-oficer i Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA).
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta