Si do të indentifikohen 300 njerëzit më të pasur nëse nuk kanë deklaruar pasurinë
Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha thotë se po krijohet një databazë me 300 individët më të pasur, të cilët do të jenë subjekt kontrolli për evazion fiskal.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se edhe nëse ata nuk e kanë deklaruar të saktë pasurinë e tyre, institucionet shtetërore kanë firmosur marrëveshje me bankat e nivelit të dyte dhe Bankën e Shqipërisë për të shkëmbyer informacione.
“Për sa i takon listës së personave të pasur, do të identifikohen në një databazë, e cila është ende duke u përditësuar dhe përpunuar. Nuk eksizton vetëm mënyra e deklarimit të pagave, ne tashmë kemi firmosur marrëveshjen dhe është në fuqi shkëmbimi i informacioneve ndërmjet institucioneve shtetërore dhe të gjitha bankave të nivelit të dytë, duke përfshirë edhe Bankën e Shqipërisë.
Kjo është për të gjitha pagesat në të gjithë Republikën e Shqipërisë dhe jo vetëm të individëve të cilët do të identifikohen. Ky proces do të vijohet me biznese të të gjitha kategorive”, theksoi ajo.
Ministria e Financave ka aplikuar ndryshime ligjore në ligjin e Procedurave Tatimore, nëpërmjet të cilave Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve merr kompetenca më të forta për të kontrolluar individët e pasur në vend.
Ndryshimet e reja ligjore referojnë se Administrata Tatimore mban regjistër të veçantë të individëve sipas të dhënave të gjendjes civile, për efekt të deklarimit nga ana e tyre të të ardhurave individuale të realizuara.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta