Si ka ndikuar rritja e çmimeve në Evropë?

12 Mars 2022 | 18:49

Çmimet e naftës, gazit dhe ushqimeve janë rritur në nivele rekord në shumë shtete evropiane.

Kjo situat  nisi pak ditë pas luftës në Ukrainë dhe sanksioneve që Perëndimi ka ndërmarrë ndaj Moskës.

Sipas gazetës britanike Daily Mail, mbështetja tek gruri i importuar  nga Rusia dhe Ukraina ka shënuar rritje të kostos së shitjes me shumicë me gati 50 për qind gjatë dy javëve të fundit.

Në Greqi, norma vjetore e inflacionit u rrit në 7.2 për qind në shkurt dhe arriti në nivelin më të lartë të 26 viteve.

Sipas ELSTAT, kjo është shkaktuar  kryesisht nga një rritje prej 78,5 për qind e gazit natyror, 71,4 për qind e energjisë elektrike, 41,5 për qind e naftës për ngrohje dhe 23,2 për qind e çmimeve të karburanteve dhe lubrifikantëve.

Qeveria greke këtë javë bën me dije paketën për të ndihmuar familjet dhe bizneset që janë në vështirësi.

Për shkak të faturave të larta, firma italiane e kartonit dhe letrës Pro-Gest vendosi të pezullojë prodhimin dhe të mbyllë gjashtë fabrika, duke lënë 400 punonjës pezull në shtëpi.  Edhe në Itali çmimet kanë arritur nivele rekord.

Indeksi kombëtar i çmimeve të konsumit (CPI) në Gjermani në shkurt u rrit me 5.1 për qind në bazë vjetore. Çmimet e produkteve energjetike u rritën me 22.5 për qind, dhe çmimet e ushqimeve u rritën me 5.3 për qind.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës

Burri i ministres italiane të çështjeve familjare, Eugenia Roccella është zhdukur në liqenin Vico, rreth 80 km në veriperëndim të Romës. Siç raportohet nga agjencia...
21:45 | 27/06/2026

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026