Si ndikon ndryshimi i hartës së mandateve në rezultatin e zgjedhjeve
Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, nga qarku i Tiranës do të dalin më shumë se çereku i parlamentit të ri. Sipas propozimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tirana do të ketë 36 deputetë, 2 më shumë se zgjedhjet e kaluara të vitit 2017. Këto dy deputetë janë shtuar pasi iu hoqën qarkut të Dibrës dhe të Gjirokastrës.
Mbrëmjen e së enjtes, emisioni “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania, ka sqaruar se si mund të ndikojë ky ndryshim në rezultatin e zgjedhjeve.
Në zgjedhjet e vitit 2017, Tirana kishte 34 mandate deputetësh, nga të cilët Partia Socialiste fitoi 18, Partia Demokratike 11 dhe LSI 5 deputetë.
Rezultati i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) ngjalli debate pasi ajo mori rreth 12 mijë vota por nuk arriti të merrte një mandat. Sipas formulës së shpërndarjes së mandateve, PDIU fitonte mandatin e 31 në Tiranë por ajo nuk arriti të kalonte pragun rajonal 3% të votave. Kështu që mandatin e 34-t në Tiranë e mori Partia Socialiste.
Nëse zgjedhjet e vitit 2017 do të zhvilloheshin me rregullat e sotme, ku Tirana ka 36 mandate dhe pragu elektoral është 1% dhe kombëtar, rezultati do të ishte ndryshe.
Konkretisht, PDIU do të kishte fituar mandatin e 31-të në Tiranë ndërsa pesë mandatet e tjerë (32-36) do të ndaheshin nga dy për PS dhe PD dhe një për LSI. Si përfundim mandatet e Tiranës do të shpërndaheshin: 18 për PS, 12 për PD, 5 për LSI dhe 1 për PDIU.
Kujtojmë se dy mandatet e shtuara për Tiranën i janë hequr Dibrës dhe Gjirokastrës ku respektivisht, Partia Demokratike humb një deputet dhe Partia Socialiste gjithashtu.
Pra në rang kombëtar, Partia Socialiste do të kishte një deputet më pak dhe PDIU një më shumë. Situata për PD nuk ndryshon sepse humb një deputet në Dibër por e fiton në Tiranë.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë