Si po e përdor Rama Rindërtimin për të ‘kënaqur’ bizneset

26 Nëntor 2020 | 20:11

Qeveria Rama, pasi siguroi rreth një miliard euro, nga buxheti dhe nga donatorët, për procesin e rindërtimit, kishte si prioritet të sajin nisjen dhe përfundimin sa më parë të një pjesë të punimeve.

Duhet theksuar se dëme të tilla, si ato që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në vend, duan kohë që të riparohen edhe në vende të zhvilluara edhe në kohë normale. Rama po akuzohet nga opozita se nuk ka vepruar aq shpejt sa duhet, por e kundërta është e vërtetë.

Rama ka patur një qëllim të qartë: ta shfrytëzojë tërmetin si kartë zgjedhore. Ndaj ai ka përshpejtuar çdo gjë, duke shkelur apo anashkaluar çdo procedurë, çdo rregull, çdo të drejtë njerëzore, dukë bërë çdo vendim në mënyrë arbitrare për të arritur të rindërtojë sa më parë.

Hapi i radhës i Ramës ishte mobilizimi i të gjitha kapaciteteve ndërtuese të vendit në shërbim të rindërtimit. Qeveria po akuzohet se i ka përqendruar të gjitha ndërtimet në pak kompani.

E vërteta është ndryshe: për herë të parë në gjithë karrierën e tij drejtuese, Kryeministri Rama po zbaton demokracinë ndërtimore: po u jep punë planfikuese, projektuese, ndërtuese, mbikëqyrëse të gjithëve.

Arsyeja është e qartë: kryeministri do që çdo lopatë, çdo ekskavator, çdo punëtor, çdo kapacitet ndërtimor që ka Shqipëria të vihet në punë menjëherë. Nëse do zgjidhte vetëm 3-4 kompani, ato do të donin shumë kohë për të ndërtuar volumin që Rama do të arrijë deri në zgjedhje.

Duke i dhënë shumë kompanive një volum më të vogël, ai përshpejton punët. Këtë gjë e ka patur të thjeshtë që ta bëjë për shkak të procedurës se kufizuar tenderuese që po përdor për rindërtimin: qeveria vendos se kë fton të paraqesë ofertë për çdo punë ndërtimore.

Kjo taktikë ka edhe një të mirë tjetër zgjedhore: do të kënaqë çdo biznes të mundshëm ndërtimi dhe do e lidhë fatin e pagesave me fatin e qeverisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021