Si u tentua grabitja? Zbardhet deklarata e Pogba: Më kërkuan 13 milionë euro

20 Shtator 2022 | 13:19

Në një kohë kur Paul Pogba vijon të jetë i dëmtuar dhe ende nuk ka debutuar në Serie A me Juventusin, të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me pengmarrjen e pak muajve më parë.

Marca’ ka siguruar dhe komunikimin e bërë mes mesfushorit francez dhe dy grabitësve të cilët e kërcënuan me armë, duke i kërkuar në këmbim 13 milionë euro. Ngjarja u regjistrua në një banesë në Klerfontajn, teksa ishte duke u stërvitur me kombëtaren e Francës.

Mediat kanë zbardhur deklaratën e Pogba të bërë në muajin gusht, ku ai ka përshkruar gjithë ngjarjen e 19 marsit. 29-vjeçari ishte në një ditë pushimi, të cilën do ta shfrytëzonte për t’u argëtuar, kështu që u zhvendos në një banesë së bashku me miqtë e tij.

Rreth orës 4, dy persona të maskuar, me antiplumb dhe të armatosur u afruan dhe e kërcënuan atë duke i kërkuar 13 milionë euro, 3 prej tyre në dorë.

Pogba pohon se duke qenë i vetëm në ato çaste, u premtoi grabitësve se do t’i paguante menjëherë. Diçka të tillë, futbollistit ia komunikoi edhe miku i tij, duke i thënë se të gjithë ishin në rrezik.

Më tej ai shtoi se diçka e tillë u ndodh të gjithë lojtarëve të famshëm nëpër Evropë. Ishte banka ajo e cila kishte dyshime dhe nuk lejoi përfundimin e transfertës së parave. Hetuesit pas marrjes së deklaratave të yllit francez bënë identifikimin e autorëve, ndërkohë që në pranga ra vëllai i tij Matias, i akuzuar si njëri prej organizatorëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026

Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore 2-0 ndaj Francës të martën në stadiumin Dallas në SHBA....
07:30 | 15/07/2026