Sidnej nuk është më qyteti më i populluar në Australi, ja kush e merr ‘fronin’

17 Prill 2023 | 11:11

Sidneji nuk është më qyteti më i populluar në Australi, vendin e tij e ka zënë Mellburni për herë të parë që nga shekulli i 19-të.

Sidneji e ka mbajtur me krenari këtë titull për më shumë se 100 vjet.

Por, me rritjen e shpejtë të popullsisë në periferi të Mellburnit, kufijtë e qytetit janë zgjeruar, duke përfshirë edhe zonën Mellton.

Shifrat e fundit të Qeverisë australiane tregojnë se popullsia e Mellburnit përbëhet prej 4.875.400 banorësh – 18.700 më shumë se ajo e Sidnejit.

Rritja e shpejtë e Mellburnit lidhet kryesisht me migrimin ndërkombëtar, tha për BBC-në demografja e Universitetit Kombëtar Australian, Liz Allen.

Ndryshe nga Sidneji, Mellburni e mirëpret diversitetin, tha ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Mellburni mban titullin e qytetit më të madh të Australisë.

Si rezultat i lëvizjeve të mëdha të popullsisë në fund të shekullit të 19-të, Mellburni është rritur me shpejtësi dhe ka tejkaluar Sidnejin deri në vitin 1905.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026