Siguri e ulët, cilat vende evropiane po u bëjnë thirrje qytetarëve të largohen nga Izraeli dhe Irani
Disa vende evropiane kanë lëshuar paralajmërime urgjente për qytetarët e tyre që ndodhen në Izrael, Iran dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajon.
Italia u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Iran, nëse prania e tyre atje nuk është rreptësisht e nevojshme. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Italisë thekson se kushtet e sigurisë në Lindjen e Mesme mbeten të paqëndrueshme. Udhëtimet drejt Iranit dhe Libanit dekurajohen fuqimisht, ndërsa qytetarëve italianë në Israel u kërkohet të tregojnë kujdes maksimal dhe të qëndrojnë vigjilentë.
Nga ana tjetër, Gjermania ka ashpërsuar këshillat e saj të udhëtimit. Ministria e Jashtme e Gjermanisë këshillon “urgjentisht” qytetarët gjermanë të mos udhëtojnë drejt Izraelit dhe Jeruzalemit Lindor, duke përmendur rritjen e tensioneve në rajon.
Edhe Polonia u ka bërë thirrje shtetasve të saj të largohen menjëherë nga Irani, Izraeli dhe Libani. Sipas njoftimit të Ministria e jashtme polake në platformën X, situata e sigurisë në Lindjen e Mesme është e paqëndrueshme dhe rreziku i përshkallëzimit mbetet i lartë. Autoritetet polake paralajmërojnë se hapësira ajrore mund të mbyllet për trafikun civil, duke e bërë të pamundur ose shumë të vështirë kthimin me avion.
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme