Siguria dhe çmimet e ushqimeve gjatë festave të fundvitit, Radovani: Çmimet nuk janë rritur, inspektimet janë shtuar

21 Dhjetor 2020 | 08:25

Festat e fundvitit shtojnë dhe konsumin e ushqimeve, ndërsa rrisin dhe mundësitë e tregtimit produkteve pakontrolluara.

Problematika më e madhe mbetet konsumi i mishit  pakontrolluar, si dhe shitja  tregje informale.

Pamela Radovani, përgjegjëse e Informimit Publik dhe Koordinimit Ndërinstitucional në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), tha se ata janë gjithmonë në treg për inspektime por gjatë fluksit të festave monitorimi i tyre rritet.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tregoi se pavarësisht qëllimit të AKU-së që fokusohet te siguria e ushqimeve, në momentin që janë në terren ata kanë një bashkëpunim të ngushtë dhe me institucionet që mbikqyrin rritjen abuzive të çmimeve gjatë festave.

Pyetur nëse institucioni i AKU-së ka marrë masa sa i takon sigurisë së mishit dhe tregtimit të gjësë së gjallë, Radovani tregoi se pavarësisht se bëjnë inspektime zyrtare në vendet ku tregtohet apo dhe në thertoret e mishit, kjo nuk është kompetencë e tyre.

“Sa i përket tregjeve të gjalla nuk është kompetencë e AKU-së por në bashkëpunim të ngushtë me gjithë institucionet bëjmë të mundur që çdo gjë të jetë e rakorduar dhe të koordinojmë me njëri tjetrin për çfarëdolloj sinjalizimi që vihet re,” – tha Radovani.

Së fundmi ajo apeloi se konsumatorët duhet të jenë të vëmendshëm për etiketimet e produkteve të cilat janë hasur si problematikë gjatë inspektimeve të fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026