Siguria në rrugë, mbi 1 mijë gjoba dhe 9 të arrestuar në 24 orë
19 Shtator 2021 |
16:19
Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka vendosur 1.131 gjoba, ka arrestuar 9 persona dhe ka pezulluar 46 patenta në 24 orë.
Nga kontrollet në rrugë për të mbikëqyrur sigurinë në rrugë ka rezultuar se mbi 1.186 drejtues mjetesh nuk respektojnë rregullat.
Në total policia iu ka hequr patentën 46 personave nga ku:
- 25 prej tyre tejkaluan shpejtësinë, deri në 102 km/h në qendrat e banuara dhe deri në 157 km/h në rrugë interurbane,
- 21 prej tyre ngisnin mjetin pasi kishin konsumuar alkool nga 0.31 deri në 0.45 mg/l.
Në total policia ka arrestuar 9 persona nga ku:
- 6 qytetarë drejtonin mjetin në gjendje të dehur,
- 3 qytetarë nuk kishin patentë.
Në total policia ka vendosur 1.131 gjoba nga ku:
- 278 prej tyre tejkaluan shpejtësinë 30 km/h më shumë se tabela treguese (20-4.000 lekë),
- 305 prej tyre bënë parakalime të gabuara,
- 203 prej tyre përdorën celularin gjatë drejtimit të mjetit,
- 198 prej tyre nuk kishin vendosur rripin e sigurimit,
- 91 prej tyre nuk kishin kaskën mbrojtëse,
- 56 prej tyre ngisnin mjetin pasi kishin konsumuar alkool nga 0.06-0.29 mg/l (5.000-15.000 lekë).
Policia e Shtetit ka bërë thirrje që të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë që të mos cenojnë as sigurinë e tyre, as atë të udhëtarëve të tjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Në pranga 8 shoferë, 46 patenta të pezulluara nga policia në një ditë
- 769 gjoba për mosvendosje të maskës, 22 persona shoqërohen në polici
- Policia hap 500 vende të reja për Patrullë të Përgjithshme
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta