Simbol i perandorisë që ra, kurora e diamantit e Napoleonit del në ankand

29 Tetor 2025 | 17:08

Një kurorë diamanti, që i përkiste dhe u braktis nga Napoleon Bonaparte pas një beteje, do të dalë për herë të parë në ankand.

Kurora, me 100 diamante, u la pas kur perandori u tërhoq nga fusha e betejës për t’u kthyer në Paris, dhe tre ditë më vonë iu dhurua mbretit të Prusisë si pjesë e trofeve që ushtritë e tij morën me vete.

Ajo do të shitet për herë të parë në një ankand në Londër më 12 nëntor, me një çmim të parashikuar prej 113 mijë deri në 190 mijë paund.

Kurora ka në qendër një diamant oval të madh, me peshë 13 karatë, i rrethuar nga gati 100 diamante të tjera me forma dhe madhësi të ndryshme.

E krijuar për Napoleonin e Parë rreth vitit 1810, kurora përdorej në raste të veçanta dhe përfaqëson fundin e ëndrrës së tij për të ruajtur dhe zgjeruar perandorinë, duke shënuar gjithashtu një ndryshim historik të pushtetit në Evropë me ngritjen e Prusisë.

Një unazë diamanti me ngjyrë të lehtë rozë do të dalë gjithashtu për herë të parë në ankand.

Pesha e saj është pak më shumë se 13 karatë dhe është pjesë e një koleksioni prej 20 bizhuterish që i përkisnin një prej princeshave të fundit osmane, Neslishah Sultan. Unaza parashikohet të shitet për 380 mijë paund.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026