Siria zotohet të shkatërrojë armët kimike

5 Mars 2025 | 22:19

Ministri i Jashtëm i Sirisë u zotua të mërkurën se vendi i tij do të shkatërrojë sa më parë armët kimike të mbetura që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assadit dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë.

Ministri Asaad Hassan al-Shibani i bëri këto komente gjatë takimeve me dyer të mbyllura me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në Hagë, në cilësinë e ministrit të parë të jashtëm që mori pjesë në punimet e agjencisë për çarmatim.

Pas sulmit me gazin sarin që shkaktoi vdekjen e qindra personave në vitin 2013, Siria, që në atë kohë ishte nën regjimin e Assadit u anëtarësua në këtë agjenci në bazë të marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë dhe shkatërroi 1,300 tonë armë kimike dhe substanca.

Por tre hetime – njëri i zhvilluar nga një mekanizëm i përbashkët ndërmjet OKB-së dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, një tjetër nga ekipi për hetime dhe identifikim i OPCW-së dhe një i OKB-së për krime lufte – arritën në përfundimin se forcat qeveritare siriane nën Assadin përdorën gazin nervor sarin dhe bomba me klor në sulmet gjatë luftës civile, duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e mijëra personave.

Si pjesë të detyrimeve të anëtarësimit, Damasku do t’u nënshtrohej kontrolleve, por për më shumë se një dekade, OPCW-së i ishte mohuar e drejta për të zbuluar shkallën e vërtetë të programit të armëve kimike.

“Siria është gati… ta zgjidhë këtë problem afatgjatë që na është imponuar nga regjimi i kaluar”, u tha ministri Shibani delegatëve. “Detyrimet ligjore janë rezultat i shkeljeve që trashëguam, jo që i krijuam. Sidoqoftë, jemi të përkushtuar të shkatërrojmë çfarëdo të ketë mbetur nga ai, për t’i dhënë fund kësaj trashëgimie të dhimbshme dhe për t’u siguruar se Siria bëhet shtet që i respekton normat ndërkombëtare”.

Të mërkurën, drejtuesi i OPCW-së Fernando Arias e quajti ndryshimin politik të Sirisë “një shans të ri dhe historik për të siguruar qartësi mbi shkallën dhe nivelin e plotë të programit sirian për armët kimike”.

Ministri Shibani tha se planifikimi tashmë ka filluar, por se ndihma e bashkësisë ndërkombëtare do të jetë e rëndësisë kritike. Sirisë i nevojitet ndihmë teknike, asistencë logjistike, ndërtim kapacitetesh, burime dhe ekspertizë në terren, tha ai.

“Ndonëse regjimi i Asadit bllokoi këtë bashkëpunim me vite, e kuptojmë që duhet të veprojmë me shpejtësi, por gjithashtu e kuptojmë se duhet të bëhet plotësisht. Për këtë, nuk mund të jemi të suksesshëm të vetëm”, tha ai.

Sasia e armëve e deklaruar nga Siria kurrë nuk ka reflektuar me saktësi situatën në terren, sipas inspektorëve të OPCW-së.

Ata tani duan të vizitojnë afro 100 vende, të cilat mund të jenë të lidhura me programin e armëve kimike të Assadit, që ai e zhvilloi ndër dekada.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026