Situata e COVID në Kosovë, Shpend Fazliu: Kemi kapacitet të mjaftueshëm për pacientët që do të kenë nevojë të shtrohen

24 Nëntor 2020 | 06:51

 Kosovë vijojnë  jenë  larta shifrat e infektimeve. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 vdekje si pasojë e COVID-19 dhe 645 raste pozitive. Prishtina mbetet qyteti me  shumë raste, ndjekur nga Prizreni, Mitrovica, Gjakova e Podujeva.

Zëdhënësi i shërbimit spitalor klinik universitar të Kosovës, Shpend Fazliu, në një intervistë për Euronews Albania, bëri me dije se brenda këtij shërbimi spitalor gjendjen katër klinika në shërbim të pacientëve të infektuar me COVID-19.

  • Klinika infektive apo siç njihet ndryshe, klinika e sëmundjeve ngjitëse – COVID 1
  • Klinika e pulmologjisë apo siç njihet ndryshe klinika e mushkërive – COVID 2
  • Duke parë shtimin e rasteve janë shtuar kapacitetet spitalore dhe është hapur COVID 3
  • Njësia e mjekimit intensiv qendror COVID 4, ku kurohen pacientët me gjendje më të rënduar

“Kemi 876 pacientë të hospitalizuar brenda klinikave të qendrës klinike universitare të Kosovës por edhe 7 spitaleve të përgjithshme. 11 prej tyre janë të lidhur me ventilator, 43 janë me maskë oksigjeni dhe 599 pacientë prej 876 janë të konfirmuar si COVID pozitiv,” – tregoi Fazliu.

Ai tregoi se ka raste kur pacientët i drejtohen vetë qendrës klinike apo spitaleve ama sidoqoftë pjesa më e madhe pasi rezultojnë të infektuar në varësi të udhëzimit të familjes paraqiten në spitalin e rekomanduar për të marrë mjekimin e duhur.

Ndër të tjera Fazliu tha se pavarësisht mangësive që mund të ketë sistemi shëndetësor në Kosovë, ja kanë dalë të ofrojnë shërbimin e duhur për gjithë nevojat e pacientëve, teksa pohoi se ka shtretër mjaftueshëm për të hospitalizuar këdo që ka nevojë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Hyjnë në fuqi kufizimet, nis sot zbatimi i masave të reja kufizuese anti-COVID në Kosovë

​Infektologu Izet Sadiku: Po hyjmë në një periudhë që favorizon përhapjen e Covid-19

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026