Dëmtimi i infrastrukturës nga përmbytjet, Bejtja: Nuk ka kush të mbajë përgjegjësi, është fatkeqësi natyrore

9 Janar 2021 | 11:39

Në një intervistë për Euronews Albania, Ilir Bejtja, zv. ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë tregoi se nga parashikimet meteorologjike reshjet do të vazhdojnë por sidoqoftë më e keqja ka kaluar.

Sa i takon prishjes së infrastrukturës në zona si Borsha dhe Lezha, zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë tha se është diçka jo e pazakontë pasi dhe rrugët kanë afatet e tyre të ribërjes, ndërkohë që theksoi se dëmi ka ndodhur sepse ka pasur një rrëshqitje të rrugës

Riparimi i rrugës, siç sqaroi Bejtja, do të bëhet me një projekt pilot, çfarë do të thotë se do të riparohet që në brendësi duke qenë se sado i fortë të jetë një mur mbajtës nuk do të mund të ndihmonte me situatën.

Pyetur nga gazetari Eno Muja nëse ka ardhur koha që dikush të mbajë përgjegjësi për këto probleme, Ilir Bejtja e mohoi diçka të tillë.

“Është fatkeqësi natyrore. Si do i kërkosh dikujt që e ke fajin ti pse Zoti kaloi ujëra në shtresa 100 metra thellë dhe u prish formacioni që ka qenë ekzistues kur është ndërtuar rruga?” – tregoi Bejtja duke theksuar se nëse ka përgjegjësi për t’u mbajtur ato do të dalin por në rastin konkret është rrëshqitje në thellësi.

“Do të kemi një situatë të ngjashme por me më pak prurje në datat 10,11,12 dhe më pas do të kemi rënieve të temperaturave por nuk do kemi shira,” – tha z. Bejtja.

Sipas tij masat janë marrë prej kohësh dhe janë krijuar kapacitete të mjaftueshme për të pritur ujrat e tepërta të Drinit, në mënyrë që mos të hidhet ujë në Vaun e Dejës. Ai sqaroi gjithashtu  se Buna nuk është në gjendje për të pritur më tepër ujë, për shkak të prurjeve nga liqeni i Shkodrës.

Bejtja theksoi se ajo që po favorizon situatën është rezerva që kanë në liqenin e Fierzës.

Në këndvështrimin e tij janë marrë masat e duhura për mirë menaxhimin e situatës pasi parashikimet e sakta të motit bënë që të krijoheshin hapësira kur nuk kishte shira dhe me fillimin e reshjeve filloi dhe thithja e ujit.

“Synimi ynë është që të ndikojmë sa më pak në Bunë, në situatat e vështira që mund të krijohen në zonën e Shkodrës. Të paktën Drini të mos ndikojë në mënyrë absolute në situatën e Shkodrës dhe të Lezhës,” – u shpreh Ilir Bejtja.

 

Lexoni gjithashtu: 

Shira të dendur në vend, Euronews Albania ndjek situatën në veri dhe jug

Përmbytjet, drejtori i ARRSH-së: Situata më problematike në jug të vendit, shoferët të përdorin goma dimri

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026