Situata e rëndë në RMV, zv.ministri i Shëndetësisë: Rriten numrat e të shtruarve në spitale

7 Nëntor 2020 | 16:39

Maqedonia e Veriut po përballet me shtim të të infektuarve me Covid-19, ndërkaq kjo gjendje ka reflektuar një dyndje të frikshme të pacientëve drejt spitaleve. Rritja e numrave ka vënë në vështirësi edhe autoritetet shëndetësore, të cilat thonë se si rezultat i kësaj po përballen me mungesë të kapaciteteve  spitalore.

Zëvendësministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani, tha për Euroneës Albania tha se rritja e të shtruarve në spitale është shumë e lartë.

“Situata është vërtet mjaft e rëndë dhe kemi numra alarmantë. Një gjë që është specifike për RMV është se edhe numrat e të shtruarave janë rritur në mënyrë drastike”, tha ai.

Ai shtoi se mesatarja ditore e të shtruarve në spitaleve varion nga 20-25 persona.

“Kemi një mesatare në ditë nga 20-25 pacientë që mundohemi të sistemojmë vetën në kryeqytetin e Maqedonisë Veriut dhe po përpiqemi të gjejmë hapësira, shtretër, që t’i vendosim dhe t’i trajtojmë”, shtoi  ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026