Situata e rrugëve në Korçë, akset që kalohen me zinxhirë

22 Janar 2022 | 11:00

Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme në qarkun e Korçës. Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi raporton se në disa akse rrugore nevojitet përdorimi i zinxhirëve për automjetet.

Në rrugët rurale, kalimi bëhet vetëm me zinxhirë dhe nuk raportohet për mungesë energjie apo fshatra të bllokuar.

Trashësia e dëborës në fshatin turistik të Dardhës ka shkuar deri në 40 cm, ndërsa në Voskopojë në 10 cm.

Reshje të dendura dëbore vijon të ketë në të gjithë qarkun, por në Vithkuq dhe Lekas janë me intensitet më të lartë, ku nuk mungojnë ngricat.

Akset rrugore:

  • Qafë Thanë-Pogradec-Korçë e kalueshme pa zinxhirë, por goma dimërore.
  • Korçë-Dardhë pjesërisht me zinxhirë, i hapur
  • Korçë-Voskopojë pjesërisht me zinxhirë, i hapur.
  • Korçë-Ersekë pjesërisht me zinxhirë në Qafë Qarri, i hapur.
  • Korçë-Kapshticë i hapur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026