Situata ekonomike në Korçë, nënkryetari i Bashkisë: Jemi duke i kaluar vështirësitë
Në një intervistë për Euronews Albania, nënkryetari i Bashkisë Korçë, Kletjon Kita, tregoi se situata ekonomike në Korçë, ashtu si në gjithë Shqipërinë kaloi goxha vështirësi.
Ai theksoi se gjërat pak nga pak po i rikthehen normalitetit.
“Pavarësisht se jemi ende në pandemi, për shkak edhe të masave të ndërmarra nga qeveria apo nga Komiteti i Ekspertëve, me lirimin disi të masave shtërnguese, ka filluar normalisht edhe turizmi, ka filluar dhe zhvillimi ekonomisë, ka filluar të rritet dhe xhiroje te bizneset,” – tha Kita.
Situata është dinamike dhe ka luhatjet e veta por Bashkia e Korçës, sipas Kitës ka marrë masa si për shembull lehtësia fiskale që përfitojnë gjithë baret dhe restorantet në qytetin juglindor.
Ai tregoi se në varësi të situatës së pandemisë Bashkia Korçë do të marrë dhe masat lehtësuese.
Sa i përket shqetësimeve të tregtarëve për konkurencën e pandershme ai tha se pavarësisht inspektimeve me Inspektorët përkatës apo Policinë Bashkiake ankesat vazhdojnë.
“E them me bindje që jemi i vetmi qytet në Shqipëri që nuk kemi tregtar ambulant në masa të cilët shesin nëpër rrugë. Ju kemi krijuar mundësi të gjithë tregtarëve, të vegjël, të mëdhenj, ambulantë që mos të tregtojnë në rrugë por t’ju krijojmë hapësira të mjaftueshme, moderne dhe komode për ta për të tregtuar,” – u shpreh nënkryetari i Bashkisë Korçë.
Kletjon Kita tregoi se nga bisedat me bujtinat dhe hotelet, pavarësisht protokolleve të sigurisë, ritmi i turizmit dhe vizitorët janë në shifra të kënaqshme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta