Situata epidemiologjike e COVID-19 në Kosovë raportohet e qëndrueshme
Shifrat e publikuar mbi epideminë në Kosovë konfirmojnë se situata aktualisht është nën kontroll.
Ministria e Shëndetësisë thotë se në orët e fundit nuk është raportuar asnjë humbje jete, ndërsa janë zbuluar katër raste të reja.
Prej ditësh numri i të shëruarave raportohet më i lartë se numri i infektimeve dhe kjo prirje është parë me optimizëm nga qytetarët dhe bizneset, të cilat synon të rikuperojnë “gropën” financiare që u shkaktua nga epidemia.
Listës totale të të shëruarve i janë shtuar pesë qytetarë, duke e çuar këtë shifër në 105,315, që nga fillimi i epidemisë.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë kryer 160.410 doza vaksinash.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës dhe konkretisht drejtuesi i këtij institucioni Arben Zemaj muaj më parë konfirmoi se Kosova ka firmosur një marrëveshje me “Pfizer” për 1 milion doza vaksinash anti-COVID, por deri tani nuk ka asnjë të dhënë shtesë se kur pritet të vijë ky kontigjent.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta