Prag lufte në Iran dhe tensione në Groelandë, shefja e politikës së jashtme të BE: Moment i mirë për të nisur alkoolin

15 Janar 2026 | 10:28

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, u tha privatisht ligjvënësve se gjendja e botës nënkuptonte se mund të ishte një “moment i mirë” për të filluar të pinin alkool.

Ajo i tha me shaka udhëheqësve të grupeve politike në Parlamentin Europian se nuk pi shumë alkool, por tani mund të jetë koha për të filluar, duke pasur parasysh ngjarjet në të gjithë globin, sipas dy personave që ishin në sallë, shkruan Politico.

Ajo po fliste pothuajse në të njëjtën kohë kur ministrat e jashtëm nga Groenlanda dhe Danimarka po takoheshin me zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio lidhur me kërcënimet e Donald Trump për të pushtuar ishullin Arktik.

Diplomatja më e lartë e BE-së, e cila koordinon politikën e jashtme të bllokut në emër të 27 qeverive dhe Komisionit Evropian e bëri shakanë në një takim të Konferencës së Presidentëve, një takim i udhëheqësve të grupeve të Parlamentit.

Komentet e saj erdhën pasi eurodeputetët kryesorë filluan t’i uronin njëri-tjetrit një vit të ri të lumtur. Të njëjtët eurodeputetë shtuan se ngjarjet globale nënkuptonin se nuk ishte aq e lumtur, sipas njerëzve në dhomë.

Me frikën në Evropë se Trump mund të aneksojë Groenlandën, protestat masive kundër regjimit islamist në Iran, si dhe konfliktet e vazhdueshme në Ukrainë dhe Gazë dhe operacionin amerikan në Venezuelë, gjeopolitika është bërë çështja më urgjente e BE-së.

Një nga lëvizjet më të fundit të Kallas ishte t’i thoshte Politico-s se ishte e përgatitur të propozonte sanksione të reja kundër Iranit pas goditjes qeveritare që thuhet se ka vrarë qindra njerëz.

Zëdhënësi i Kallas nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore

Zvicra do të rifillojë pagesat për sistemin e saj të mbrojtjes ajrore Patriot të prodhuar në SHBA, ndërsa paralelisht do të ndjekë prokurimin e një...
18:46 | 24/06/2026

Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani

Izraeli nuk do të tërheqë trupat e tij nga Libani, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, teksa Tel Avivi dhe Bejruti vazhdojnë bisedimet që...
18:43 | 24/06/2026

OBSH do nisë provë klinike për trajtime të reja kundër Ebolës në Kongo

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se javën e ardhshme do të nisë një provë klinike në Republikën Demokratike të Kongos për dy terapi...
18:43 | 24/06/2026