Situata kritike në Novoselë, mbërrijnë mjetet e ushtrisë
Mjetet e ushtrisë kanë mbërritur në Novoselë dhe janë vendosur në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në çdo situatë emergjente që mund të krijohet nga rritja e nivelit të lumit Vjosë.
Forcat e ushtrisë do të jenë në mbështetje të strukturave vendore dhe emergjencave civile, me qëllim garantimin e sigurisë së banorëve dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rast përkeqësimi të situatës. Autoritetet vijojnë monitorimin nga afër, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.
Niveli i ujit vijon të jetë shumë i lartë. Sipas informacioneve nga terreni, situata paraqitet kritike, ndërsa prurjet e shtuara të lumit rrisin rrezikun për zonat përreth.
Ndërkohë, vijon të mbetet kritike situata edhe në qytete të tjera të vendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Më e goditura nga përmbytjet është Gjirokastra.
Shumë biznese dhe automjete janë shkatërruar. Disa familje janë evakuar dhe shumë shtëpi janë të rrethuara nga uji.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta