Situata me COVID-19, Greqia mbyll disa pika kufitare, gjendje e rënduar edhe në RMV dhe Itali

19 Nëntor 2020 | 17:27

Vala e dytë e pandemisë së COVID-19 ka detyruar shumë shtete evropiane të ndërmarrin masa më të ashpra për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Greqia është një prej shteteve, që si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 me mbi 3,000 të infektuar në 24 orët e fundit, ka vendosur mbylljen e disa pikave kufitare tokësore, përfshirë edhe Kapshticën.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë helene Stelios Petsas, i cili theksoi se nga e premtja e 20 nëntorit në orën 06:00 të mëngjesit pika kufitare e Kapshticës mbyllet plotësisht.

Një ditë më parë, në këtë pikë kufitare raportohet për radhë të gjata të qytetarëve. Ndërkaq, portat hyrëse të Kakavijës, Evzonit, Promakonas dhe aeroportet mbeten të hapura në shtetin fqinj.

Ashpërsohen masat edhe në Maqedoninë e Veriut, e cila do të shpallë gjendjen e krizës për 30 ditët e ardhshme pasi kuota e të infektuarve tejkalon mbi 1,000 në ditë.

Propozimin e bëri presidenti Stevo Pendarovski, i cili i kërkoi kreut të ekzekutivit që të mbledhë kabinetin sa më shpejt dhe ta votojë. Gjendja e krizës nënkupton daljen e ushtrisë në rrugë dhe vënien në dispozicion të të gjithë kapaciteteve të spitaleve private në luftën kudër COVID.

Ndërkohë edhe në Itali raportohet një rritje e konsiderueshme e rasteve me COVID-19, ku shifrat kalojnë 36.000 të infektuar në 24 orët e fundit.

Si pasojë, spitalet janë duke u përballur me mungesën e specialistëve në kujdesin intensiv.

Megjithëse, numri i shtretërve është dyfishuar në gati 10,000, vetëm 625 anestezistë dhe reanimatorë janë aktualisht të disponueshëm, gjë që nuk mjafton në menaxhimin e situatës momentale në spitale.

Përkeqësimi i pandemisë vë në pikëpyetje të ardhmen e vendeve të prekura nga coronavirusi.

 

Lexoni gjithashtu:

Pas Greqisë, edhe Shqipëria konfirmon mbylljen e pikës kufitare të Kapshticës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026